Ursula von der Leyen “e bindur” se paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë do miratohet

schedule15:16 - 6 Maj, 2022

schedule 15:16 - 6 Maj, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula  von der Leyen tha të premten se është “e  bindur” se paketa e gjashtë e sanksioneve të bllokut kundër Rusisë do të kalojë, ndërsa vendet anëtarë vazhdojnë diskutimet për të tretën ditë radhazi.

“Kam besim se do miratohet kjo paketë”, tha ajo.

“Mbase mund të duhet një ditë më shumë, por jam e sigurt që ne po ecim në rrugën e duhur.”

Mobilizimi i paketës ka hasur disa pengesa këtë javë, ndërsa disa vende  i rezistojnë embargos së propozuar ndaj importeve të naftës ruse për shkak të varësisë së tyre energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban duke folur për radion hungareze të premten, e krahasoi propozimin e sanksioneve me një “bombë atomike” dhe tha se ia dërgoi atë von der Leyen për ndryshime.

Ndërkohë negociata “po shkojnë në rrugën e duhur” për Republikën çeke, tha zëdhënësi i qeverisë Vaclav Smolkapwr CNN të premten.

Von der Leyen iu referua Gjermanisë, e cila në fillim të konfliktit ishte rezistente ndaj një embargoje nafte, tha ajo, por që atëherë ka ulur importet e saj nga Rusia në 12% nga 35%.

“Vendet që tani po hezitojnë nuk janë aq larg,” tha ajo. “Ne jemi ulur, ndërsa flas, me këto vende në Bruksel, për të punuar me gjëra shumë pragmatike, si nga mund të sillet nafta alternative në këto vende.”/abcnews.al/