Në urgjencën e Gjirokastrës është dhënë alarmi. Nuk ka mjekë për të përballuar fluksin e të sëmurëve. Vetëm në ditët e para të Janarit në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës janë paraqitur mbi 250 raste. Të sëmurët janë ardhur jo vetëm nga ky qytet, por edhe nga Tepelena, Memaliaj e Përmeti. Sipas mjekut të urgjencës Thanas Bashari rastet kanë qenë nga më të ndryshmet si aksidente ,sëmundje të zemrës dhe mbi të gjitha probleme me diabetin e lartë, por edhe virozat. Por me këtë numër të lartë të sëmurësh po merren vetëm një mjek dhe katër infermierë. Bashari thotë se situata është alarmante, pasi kjo urgjencë po përgjigjet për shtatë bashki. Ai bën thirrje se nëse situata vazhdon kështu, të sëmurëve nuk do t’u jepet dot ndihmë./abcnews.al
Urgjenca e spitalit të Gjirokastrës në alarm, nuk ka mjek
schedule11:33 - 5 Janar, 2018
schedule 11:33 - 5 Janar, 2018

