Ashtu si në shumë fshatra edhe në ato të Urës Vajgurore stuhitë e ditëve të fundit kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi. Fermerët që merren me sera thonë se kanë falimentuar.
Çfarë kishin ngritur u është rrëzuar në tokë. Fermerët e fshatrave të Urës Vajgurore dështuan për këtë sezon. Serat e tyre përfunduan të shkatërruara nga stuhia e fundjavës së shkuar.Ata duan ndihmë.
“Nuk duam të vrasim Bashkinë, as këta. Ne duam ndihmë nga shtetit, të vërë dorën në zemër që ne të punojmë, unë po s’punova nuk ha dot, se duhet të punoj sot që të ha nesër”.
Janë shumë para të marra në formë kredie të cilën duhet ta shlyejnë. Disa të tjere kanë hedhur këtu kursimet e emigracionit.
“2 milionë lekë nga farishtja që ta vësh prodhim”.
“Se çdo bëhet Zoti që është lart e di”.
Në fshatin Poshnjë të Urës Vajgurore afro një mijë familje jetojnë me sera. Dëmi është aq i madh saqë e kanë vështirë të rimëkëmben./abcnews.al