Uniku Mourinho: Ancelotti djalë flori, do thyej rregulloren dhe do e përqafoj

schedule18:51 - 4 Korrik, 2020

schedule 18:51 - 4 Korrik, 2020

Jose Mourinho është gjithnjë spektakolar në konferencat për shtyp. Tottenham pret Everton ditën e hënë (21:00) dhe portugezi do të ritakohet me Carlo Ancelottin. Raporti mes tyre është fantastik dhe “Special One” nuk i kursen elozhet dhe batutën për trajnerin italian të Everton.

Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë të dy dekadave të fundit dhe mendoj se është një privilegj për Premier League që ai ndodhet këtu. Një nga zyrat në shtëpinë e tij është plot me kupa, kështu që nuk ka nevojë për askënd që ta prezantojë.

Kam pasur fatin të njihem me të disa vite më parë, është një djalë flori. Do të thyej rregullat e distancimit social dhe do ta përqafoj para ndeshjes, pasi Carlo më pëlqen shumë“, thekson trajneri portugez i Tottenham. /abcnews.al