Uniformat shkollore në Tajlandë sfidojnë traditën

schedule09:43 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:43 - 1 Tetor, 2020

Tajlanda ndjek disa rregulla shkollore të rrepta, duke nisur nga modeli i flokëve të nxënësve dhe deri tek lloji i çorapeve dhe këpucëve që lejohen të veshin. Por një stilist i ri i veshjeve ka zbuluar disa dizajne të veçanta. Tin Tunsopon ka integruar uniformën tipike të fundeve dhe këmishave të bardha për vajza si dhe pantallonave dhe këmishave për djemtë duke i sjellë në një version krejt ndryshe.

Linja e veshjeve e cilësuar si ‘shkelëse rregullash’ u lançua në bashkëpunim me markën Wacoal në qershor me çmime që varionin nga 100 dollarë deri në fundin e sipërm prej 475 dollarë. “Duke rikrijuar këto uniforma dhe duke u dhënë atyre dizajne të ndryshme … njerëzit mund të shohin që ne nuk duhet të jemi më të lidhur me uniformat (tradicionale)”, tha Tin 23-vjeçar për Reuters.

Tin tha se ato janë krijuar për “vajzat e ditëve moderne, të cilat nuk kanë frikë të shprehen me besim.” duke shtuar më tej se “unë dua të mbështes fëmijët të jenë sa më kreativë.” xh.d/bcnews.al