UNICEF jep alarmin

schedule14:50 - 20 Tetor, 2017

schedule 14:50 - 20 Tetor, 2017

Unicef ka dhënë alarmin për komunitetin Rohingia në Mianmar nga i cili cdo javë 12 mijë fëmijë arratisen për në Bangladesh për shkak të dhunës që ushtrohet në vend prej javësh.
Rreth 340 mijë fëmijë të minoritetit musliman Rohingia, janë arratisur nga Mianmar në Bangladesh, dhe aktualisht jetojnë në kushte të dëshpëruara në kampe për refugjatë ku mungon ushqimi, uji dhe cdo shërbim sanitar. Unicef denoncoi një situatë alarmante ku të paktën 12 mijë fëmijë në javë largohen nga vendi për shkak të dhunës së shpërthyer në vend dhe të traumatizuar për atë që kanë parë. Në total janë 600 mijë refugjatët rohingia që janë larguar që prej datës 25 gusht të këtij viti ku sipas kombeve të bashkuara, ushtria e Mianmar nisi një fushatë spatrimi etnik.
Sipas Unicef fenomeni do të zgjasë shumë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që kufijtë të mbeten të hapur në mënyrë që fëmijët të mrohen dhe tu garantohen të drejtat. ata shpesh largohen pa marrë dokumente me vete dhe fëmijët e komunitetit që jetojnë në Bangladesh mbeten pa identitet. Agjencitë e OKB po kërkojnë prej kohësh që të kenë akses në Rakhine, ku ndodhen ende një numër i pacaktuar rohingia dhe pse fshtarave të tërë iu është vënë zjarri.
Dhe mjekët pa kufij kanë denoncuar situatën duke raportuar se ka mjekuar rreth 30 mijë pacientë nga ky komunitet që aktualisht ndodheshin në Bangladesh.