“Unë dhe motrat e mia nuk puthemi”, Megi Pojani tregon mënyrën e pazakontë si shpreh dashurinë

schedule22:25 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 22:25 - 23 Dhjetor, 2020

Megi Pojani është një nga vajzat më pa komplekse të ekranit shqiptar. Ajo nuk nguron të shpreh mendimet e saj hapur lidhur me tema të ndryshme.

Mirëpo, mbrëmjen e sotme, e ftuar në “E ardhmja është vajzë”, Megi ka treguar një tjetër anë të saj. Ajo ka zbuluar mënyrën se si e shpreh dashurinë që është krejt e pazakontë.

Unë nuk e shpreh dashurinë. Duhet ta dish ta lexosh, duhet të lexosh veprimet, është diçka që unë nuk e them. Unë jam bërë psikologia e vetes time. Është diçka që njeriu rritet. Në shtëpinë tonë, ne dashurinë e kishim me gjeste, ha ose hë vishu. Merre vishe këtë, duket shumë banale kur e thua, por ti e kupton që ky njëri vërtetë interesohet dhe të do. Është diçka që unë më shumë mund ta shpreh me gjeste se sa me fjalë. Unë dhe motrat e mia e kemi thënë shumë herë që ne nuk puthemi asnjëherë me njëra-tjetrën. Madje e bëjmë kur duam ta acarojmë njëra-tjetrën. Është diçka që na ka ngelur, nuk e kemi bërë asnjëherë edhe kur kemi qenë të vogla, por ne e dimë që duhemi”, rrëfeu moderatorja. l.k/abcnews.al