Unaza e Re, Basha: Edi Rama ka marrë kapar 4 milionë euro aferë korruptive

schedule18:49 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 18:49 - 10 Dhjetor, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së Re edhe në ditën e 37 të protestës së tyre. Kreu demokrat ka deklaruar të afera korruptive shtrihet në të tre lotet e projektit të Unazës për të cilën kryeministri Edi Rama ka marrë fillimisht një kapar prej katër millionë eurosh.

Korrupsioni është qëllimi kryesor i zbatimit të projektit të Unazës së re për të cilin Kryeministri Edi Rama ka marrë edhe një kapar.

Është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që bën deklarata të tjera denoncuese nga protesta e banorëve të unazës.

“Ua kam thënë para një muaji që kjo aferë është bërë kokë më kokë me Edi Ramën dhe këto 3 kompani. Edi Rama ka marrë drejtpërdrejtë përfitimet e kësaj afere. Përflitet për një kapar prej 4 milionë eurosh si fillim, i cili është dorëzuar përmes Afrim Qëndros e Edi Ramës. Gjithësesi kjo është një çështje që duhet ta hetojë deri në fund drejtësia. Por ku është drejtësia?”.

Sipas shefit të opozitës pas prishjes së banesave të banorëve fshihet ndërtimi I shumëkatëshve me të cilët do të pastrohen paratë nga kultivimi i kanabisit.

“Ajo që bie ne sy është përtej vjedhjes me punimet e Unazës, duket se ka edhe një vjedhje tjetër, pasi t’iu prishin shtëpitë, faktor të krimit të organizuar të lidhur me kupolën rilindëse kanë në plan të ndërtojnë  pallate shumë-katëshe dhe fitimet marramendëse do ndahen me kryebashkiakun dhe kupolën qeverisëse të Rilindjes.

Një tjetër vendim i qeverisë do të varfërojë xhepat e biznesevëe këtë herë- deklaroi Lulzim Basha sipas të cilit do të detyrohen të ndërrojnë kasat fiskale, duke paguar sërish, për shkak të tenderit që do i jepet një kompanie fantazmë, në bashkëpunim me një kompani kroate.

“15 mln euro që do marrë një tjetër kompani fantazëm në bashkëpunim me një kompani kroate dhe aty përfliten lidhjet klienteliste të diplomacisë së kanabisit që ka ndjekur Rama këto vite dhe për këtë do ndërrojnë qindra mijëra kasa duke e detyruar biznesin që të paguajë përsëri”.

Kjo situatë duhet të marrë fund tha Lulzim Basha, zgjidhjen e të cilës e sheh në bashkimin e të gjithë shqiptarëve kundër qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!