Ulja e temperaturave, trashësia e borës në Korçë shkon 5-10 cm, probleme me energjinë në disa fshatra

schedule09:27 - 14 Janar, 2021

schedule 09:27 - 14 Janar, 2021

Korça mëngjesin e kësaj të enjte është zgjuar me temperatura -5 gradë  dhe e “veshur me të bardha”, ku trashësia e borës ka arritur deri në 3-10 cm.

Reshjet e dëborës kanë vijuar nga ora 18:00 deri orën 02:00 duke zbardhur qytetin.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të gjitha akset nacionale paraqiten me prezencë dëbore, ku gjatë natës është punuar me borëpastruese dhe kriposje.

Ndërkohë mësohet se në këto akse rrugore kalimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë.

Ndërsa për shkak të motit të keq raportohet se zonat si Vithkuq Gore, Dardhas,Moglice kanë probleme me energjinë elektrike. /abcnews.al