Ulet numri i infeksioneve të reja me Covid 19 në 24 orë në Itali

schedule19:34 - 24 Gusht, 2020

schedule 19:34 - 24 Gusht, 2020

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një ulje të numrit të rasteve të reja me Covid 19.

Sipas raporteve të fundit rezulton se në 24 orët janë regjistruar 953 raste pozitive të reja pas 1,210 që u regjistruan të dielën.

Katër persona humbën jetën, ndërsa dje numri i viktimave ishte shtatë.

Nga fillimi i pandemisë, në Itali numërohen 260,298 raste me Covid-19, ndërsa 35,441 kanë humbur jetën./abcnews.al