Në qytetin e Vlorës ditën e sotme janë konfirmuar 4 të prekur të rinj me koronavirus.
Gazetari Elton Nika tha për “ABC News” se ndryshe nga dita e djeshme ku u regjistruan 11 raste, ditën e sotme janë regjistruar vetëm 4 raste me COVID-19, duke ulur ndjeshëm numrin e të infektuarve me koronavirus në Vlorë.
Ai shtoi se problematikë janë fasonerinë, ndërsa theksoi se rastet e konfirmuara ditën e sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe me simptoma të lehta. Të infektuarit, mësohet se janë të vetëkarantinuar në shtëpi./abcnews.al