Ulen vdekjet nga koronavirusi në Itali, brenda 24 orëve humbin jetën 525 pacientë

schedule18:16 - 5 Prill, 2020

schedule 18:16 - 5 Prill, 2020

Emergjencat Civile në Itali kanë njoftuar së fundmi se sot kanë humbur jetën nga koronavirusi  525 pacientë ndërkohë që numri i të infektuarve në 24 orë është 4316 raste.

Edhe ditën e djeshme u raportua se në shtetin fqinj vdiqën 681 persona.

Gjatë 2 javëve të fundit shifrat në Itali kanë qëndruar të larta, duke bërë që numri në rang kombëtar të arrijë në 15 887 të vdekur.

Duket se tashmë kurba e pandemisë në Itali po shkon drejt uljes.

Gjithsesi Italia ka patur një bilanc lufte nga kjo pandemi e cila ka çuar në kolaps edhe sistemin shëndetësor në këtë vend./abcnews.al