UKT thirrje qytetarëve: Lidhni kontratat deri më 31 Janar

schedule16:25 - 28 Janar, 2018

schedule 16:25 - 28 Janar, 2018

31 Janari është afati i fundit i lidhjes së kontratave me ujësjellës kanalizimet Tiranë. Paralajmërimi ka ardhur nga ky institucion . Për të gjithë ata që nuk formalizohen do të penalizohen me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

Data 31 janar është në prag dhe duket se qytetarëve të Tiranës u drejtohet thirja e fundit nga Ujësjellës Kanalizimet Tiranë:

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e tyre me UKT, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të lidhur një kontratë me ujësjellësin apo për të shlyer debitë e akumuluara. Ndaj, kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin, të nxitojë deri më 31 Janar”.

Aksioni kundër lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorimit të ujit ka nisur në Korrik të vitit 2017. Për të treguar sa i rëndësishëm është, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Tetor të vitit të kaluar se kjo reformë do të jetë njësoj si me energjinë elektrike. Por ndryshe nga sa ishte vepruar me energjinë, qytetarëve do t’u lihet një afat kohor disa mujor për të rregulluar vetë lidhjet e paligjshme të ujit dhe në vitin 2018 do të niste penalizimi për këdo që e vjedh. Kjo do të thotë se për të gjithë ata që nuk i përgjigjen thirrjes së fundit të ujësjellës kanalizimeve Tiranë nuk do të mund të furnizohen më me ujë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!