Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Vazhdojnë sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal

schedule15:40 - 9 Maj, 2022

schedule 15:40 - 9 Maj, 2022

Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas një deklaratë të ministrisë të mbrojtjes së Ukrainës, shkruan BBC.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Oleksandr Motuzyanyk tha se nuk përjashton mundësinë e sulmeve ajrore të ardhshme në fabrikë, ku janë strehuar trupat e fundit ushtarakë.

“Në Mariupol, armiku vazhdon të bllokojë njësitë tona në fabrikën Azovstal. Me ndihmën e armëve dhe tankeve, forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë fabrikën,” tha Motuzyanyk në një konferencë për shtyp.

Putin i tha ministrit të tij të mbrojtjes që të mos sulmonte Azovstalin, për të shmangur vrasjen e rusëve, ndërsa Moska ka mohuar akuzat e mëparshme të Ukrainës për sulmet në fabrikë.

Por forcat e mbështetura nga Kremlini thuhet se kanë intensifikuar sulmet në fabrikën e çelikut gjatë ditëve të fundit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!