Ukraina thotë se nuk ka marrë avionë të rinj nga aleatët, por vetëm pjesë këmbimi

schedule16:31 - 20 Prill, 2022

schedule 16:31 - 20 Prill, 2022

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë konfirmuar se kanë marrë pjesë rezervë për avionët, por jo avionë të rinj nga aleatët perëndimorë, siç pretendon Amerika.

Kyiev Independent shkruan se avionët e rinj nuk kanë mbërritur pavarësisht deklaratave të Pentagonit në ditët e fundit, sipas të cilave Ukraina ka marrë avionë shtesë nga amerika.

Ditën e djeshme sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby tha se Ukraina ka marrë avionë shtesë.

Amerika po punon për të çuar armët në Ukrainë me shpejtësi “të paprecedentë,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Që nga fillimi i pushtimit, administrata Biden ka autorizuar 2.3 miliardë dollarë dërgesa armësh dhe pajisjesh në Ukrainë të nxjerra nga inventarët e SHBA-së, si dhe 300 milionë dollarë të tjera si pjesë e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila blen armë nga prodhuesit./abcnews.al/