Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se kishin zmbrapsur 12 sulme ruse në rajonet e Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar gjashtë tanke, pesë sisteme artilerie dhe 22 automjete të blinduara, sipas CNN.
Ata gjithashtu pretendojnë se kanë rrëzuar shtatë drone. Shtabi i Përgjithshëm tha se ka shenja se rusët po nxjerrin pajisjet nga magazinimi për të furnizuar njësitë.
“Sipas informacioneve, 17 tanke dhe 60 BMP-1 janë vendosur në qytetin Bohuchar të rajonit Voronezh, midis 27 prillit dhe 2 majit 2022.
Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ruse kishin vazhduar sulmet nga Izium dhe kishin intesifikuar përpjekjet për të marrë kontrollin e plotë të qyteteve Rubizhne dhe Popasna më në lindje.
/abcnews.al