Ukraina: Kemi vrarë 350 ushtarë rusë në 24 orët e fundit

schedule15:19 - 10 Shtator, 2022

schedule 15:19 - 10 Shtator, 2022

Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë vrarë 350 ushtarë rusë në 24 orët e fundit, shkruan la Repubblica.

Lajmi është bërë nga shtabi i përgjithshëm i Kievit, sipas të cilit Moska ka humbur gjithsej 52,250 ushtarë që nga fillimi i luftës. Gjithashtu ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar gjithsej 2136 tanke, 4584 automjete të blinduara dhe 1259 armë.

Lexo edhe: Ukrainasit rimarrin dy qytetet e mëdha brenda 24 orëve: Shkatërrohet fronti rus në Kharkiv, lot gëzimi mes ushtarëve

Ukrainasit duket se po rimarrin territore të gjëra në lindje të vendit pasi u pushtuan nga rusët gjashtë muaj më parë. Kundërofensiva e nisur disa ditë më parë po vijon dhe tashmë sipas raportimeve të para ushtria ukrainase është futur në qytetin e Izyumit, një kryqëzim i rendësishëm për rrjetin hekurudhor të zonës.

/abcnews.al