Eksperti Ledion Krisafi deklaroi se Ukraina ka avantazhin e mbrojtjes, ndërsa Rusia duhet të angazhojë më shumë ushtarë për të çarë vijën e frontit.
Sipas tij, përdorimi i dronëve ka ulur ndjeshëm numrin e viktimave dhe teknologjia po merr një rol gjithnjë e më të madh në luftë. Krisafi theksoi se Ukraina ka rreth 900 mijë ushtarë dhe se ushtritë e Ukrainës dhe Rusisë janë ndër më të përgatiturat në botë.
“ Ukraina ka një avantazh, sepse është në mbrojtje. Ata që janë në mbrojtje e kanë më të lehtë të luftojnë. Rusia duhet të hedhë më shumë ushtarë që të çajë mbrojtjen. Ukraina ka më shumë ushtarë se Rusia dhe kjo e ka bërë më të lehtë, si edhe futja e dronëve ka ulur shumë numrin e viktimave.
Fizikisht, ushtarët nuk janë më aq përballë njëri-tjetrit. Teknologjia po merr një pjesë gjithnjë e më të madhe të luftës. Kjo ka pakësuar numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë. Detyra e rusëve është më e madhe se ajo e ukrainasve. Ukraina ka rreth 900 mijë ushtarë, plus-minus, duke mbajtur edhe vijën e frontit. Dy ushtritë më të përgatitura në botë janë Rusia dhe Ukraina.“



