Ukraina i përgjigjet propozimit të Rusisë për armëpushim: E vështirë t’i besosh pushtuesit

schedule23:08 - 8 Mars, 2022

schedule 23:08 - 8 Mars, 2022

Ukraina i është përgjigjur menjëherë Rusisë pasi kjo e fundit e njoftoi armëpushim për disa qytete, nesër në mëngjes.

Forcat e Armatosura të Ukrainës vunë në dukje se “pala ruse shpall një ‘regjim heshtjeje’ për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev”.

Në një postim në Telegram, Forcat e Armatosura thanë se “Rusia do të kërkojë që Ukraina të bjerë dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq”.

Por përfundon: “Është e vështirë t’i besosh okupatorit”.

Në një njoftim thuhej se armëpushimi për hapjen e një korridori humanitar do të niste nesër në orën 9:00 të mëngjesit në Kiev, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

/abcnews.al