Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ukraina goditet nga sulmet masive ruse gjatë natës

schedule07:36 - 30 Korrik, 2026

schedule 07:36 - 30 Korrik, 2026

Disa zona në të gjithë Ukrainën janë goditur nga sulmet ajrore ruse gjatë natës së së mërkurës, vetëm pak orë pasi Volodymyr Zelensky paralajmëroi se një “sulm masiv” nga Moska ishte i afërt. 

Raportohet se një numër njerëzish janë vrarë në sulme, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. 

Zyrtarët thonë se gjashtë persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Krivyi Rih, një qytet në Ukrainën qendrore. Tetë persona janë plagosur gjithashtu në sulme. 



Të paktën një person është vrarë gjithashtu në sulmet në kryeqytetin e Ukrainës, thonë zyrtarët. Ndërkohë, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha në një postim në Telegram se një numër ndërtesash jo-rezidenciale ishin në flakë. 

Kryetari i bashkisë së qytetit perëndimor të Lvivit thotë se 15 persona janë plagosur në sulme. Zyrtarët thonë se njerëz mbeten nën rrënoja.

Zelensky, i cili vizitoi SHBA-në të martën, më parë kishte përsëritur kërkesën e tij drejtuar aleatëve të Ukrainës për të furnizuar forcat e vendit me raketa mbrojtëse ajrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!