Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

FIFA hetim ndaj Argjentinës/ Institucioni i presidentit Infantino ka dy akuza të rënda

schedule23:45 - 29 Korrik, 2026

schedule 23:45 - 29 Korrik, 2026

Ishte e pritshme, por duket se çështjet politike prishën edhe më shumë punë. FIFA ka halle apo ide të tjera këto kohë, por gjithsesi, e bëri realitet atë që kishte premtuar, pra që do të hapte një hetim për Argjentinën.

Nënkampionët e botës janë nën akuzë për dy veprime, që janë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Njëri është politik pasi disa futbollistë të Argjentinës shpalosën një banderolë me parullën tepër të njohur që “Ishujt Malvine janë argjentinase”.

Kjo parullë u shpalos pasi “gauçosit” mundën Anglinë 2-1 dhe u kualifikuan në finalen e Kupës së Botës.



Akuza e dytë e FIFA-s është për dhunën që disa nga lojtarët argjentinas ushtruan pas përfundimit pikërisht të finales ndaj Spanjës në Nju Xhersi.

“Furitë e Kuqe” fituan 1-0, por disa futbollistë amerikanolatinë reaguan egër duke goditur edhe me grushte, e sidomos spikati Leandro Paredes. Bashkë me Paredesin, të proceduar janë edhe Nahuel Molina dhe pjesëtari i stafit teknik Roberto Ajala.

Paredes ka tre akuza për sulm, Molina dy dhe Ajala vetëm një. Pritet që rasti të shqyrtohet nga Komisioni I Disiplinës I FIFA-s dhe të merret një vendim, që nuk pritet të jetë i butë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!