Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ “Saliu e PD kanë humbur vëmendjen e SHBA”, Rada: Akti i grabitjes së dokumentit nga Shehaj, i turpshëm. Duhet hetim

schedule23:46 - 29 Korrik, 2026

schedule 23:46 - 29 Korrik, 2026

Gazetari Ardit Rada, në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke u ndalur te qëndrimi i Partisë Demokratike dhe retorika e saj ndaj aleatit strategjik të vendit.

Sipas Radës, kundërshtimi i marrëveshjes nga Partia Demokratike nuk përbën surprizë, duke argumentuar se qëndrimet e kësaj force politike ndaj përfaqësuesve amerikanë në vitet e fundit kanë dëmtuar profilin e saj.

“Për çfarë arsye duhet të përligjet një marrëveshje për të cilën bëhet fjalë për aleatin më të madh, SHBA-në? Vendimi i PD-së nuk ka pse të sjellë habi, sepse gjuha që ka përdorur ndaj ambasadorëve të fundit amerikanë në Tiranë i ka vënë kapak profilit të PD-së dhe se sa serioze është. PD nuk ka limite në gjuhë, frymëzon një sjellje antiamerikane”, u shpreh ai.



Rada shtoi se opozita mund të kishte ngritur kritika për marrëveshjen nga një këndvështrim politik apo ekonomik, por jo të ndiqte një qasje që, sipas tij, e largon edhe më shumë nga partnerët ndërkombëtarë.

“PD mund të kishte kritikat e saj si parti opozitare, ndoshta mund të kërkonte më shumë kohë ose të argumentonte ndikimin ekonomik të marrëveshjes për Shqipërinë. Por PD çfarë kishte për të humbur, i ka humbur dhe ka mbetur një parti që nuk merr më vëmendjen e SHBA-së. Herë pas here është kritikuar ashpër edhe forma e protestave të Berishës”, deklaroi gazetari.

Gjatë intervistës, Rada komentoi edhe incidentin e përfshirë me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke e cilësuar të papranueshëm aktin e grabitjes së dokumentit të marrëveshjes me SHBA.

“Për zotin Shehaj mendoj që akti i grabitjes është një akt i turpshëm, por nuk duhet lënë me kaq. Ka nevojë për një hetim. Nëse do të ishte një veprim euforik i momentit apo mendoi se do të dëmtonte kundërshtarin, duhet të kërkonte ndjesë. Por ai është i bindur për veprimin që ka bërë dhe këmbëngul se ka të drejtë, dhe këtu bëhet më e rëndë situata”, tha Rada.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria mbetet një pikë e ndjeshme për sa i përket aktiviteteve të spiunazhit dhe se ngjarje të tilla kërkojnë trajtim serioz nga institucionet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!