Fushata elektorale nuk përplas vetëm kandidatët kundërshtarë që synojnë një bashki, por edhe më gjerë se kaq. Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual që po kërkon një mandat të tretë në krye të Tiranës, të mërkurën foli mbi taksat që japin qytetarët e Shkodrës, e vetmja bashki me drejtues të djathtë.
Sipas Veliajt një qytetar në Shkodër paguan 708 lekë të reja taksë në fatureë e ujit. Në Tiranë, tha ai, paguan 484 lekë, në varësi të banesës.
Për këtë deklaratë të Veliajt, reagoi këtë të enjte, Bashkia e Shkodrës, duke i cilësuar të pavërteta shifrat që përmendi kryebashkiaku i Tiranës.
“Pasi i ka “rregulluar” punët e Tiranës, tashmë Erion Veliaj gjen kohën të bëjë fushatë duke ndjekur modelin e asaj që di të bëjë më mirë, artikulimin e të pavërtetave”
Sipas reagimit të Bashkisë Shkodër, Veliaj nuk ka bërë krahasimin e duhur, të faturave të ujit.
“Deklarata e Erjon Veliaj se një qytetar shkodran paguan dy herë më shumë se një banor i kryeqytetit nuk qëndron, pasi krahasimi i tij është bërë mes nje familje që jeton në Shkodër (qytet) që paguan shumën 704 lekë (të reja) në muaj, dhe një familje që jeton në njësinë Administrative Dajt që paguan shumën 480 lekë”
Dabati në distancë vijon, ndërsa bashkia që Bardh Spahia garon më 14 maj për ta rimarrë sërish, thotë se Shkodra ka 24 orë ujë.