Në Vlorë kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, u takuan gjatë mbrëmjes së së mërkurës dhe diskutuan për investimet strategjike në qytetin bregdetar.
Të pranishëm ishin edhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë. Vlora, si një prej portave kryesore natyrore të jugut, pritet të marrë një formë të re, pasi do të investohen mbi 1 miliardë dollarë.
Kryeministri Edi Rama udhëtoi në Vlorë në mbrëmjen e së mërkurës, ku u takua me vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump.
Nën masa të rrepta sigurie, në takimin privat në qytetin bregdetar ishin të pranishëm edhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.
Biseda u përqendrua në projektet dhe idetë e reja të zhvillimit, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës.
Pas darkës, kryeministri Rama dhe Ivanka Trump u larguan me automjet në drejtim të Orikumit.
Vlora, si një prej portave kryesore natyrore të jugut, pritet të marrë formë të re për shkak të hartës së investimeve strategjike.
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner mbërritën në qytet në mëngjesin e së mërkurës.
Pas takimit të zhvilluar në një nga hotelet e qytetit bregdetar, nën masa të rrepta sigurie, të dy ndaluan në një territor të njohur për potencialin e lartë sa i takon zhvillimit të turizmit elitar e investimeve strategjike.
Çifti ishte në shoqërinë e arkitektëve të njohur, ku inspektuan nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akërni.
Kjo zonë konsiderohet prej kohësh si një nga pikat me potencial të madh për investime të rëndësishme turistike, pasi ofron kushte natyrore të favorshme për projekte afatgjata në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
Pasi vizituan zonën e Hidrovorit në Akërni, axhenda e tyre vijoi më pas në Zvërnecin dhe zonën e Portonovës.
Gjatë ndalesës në Zvërnec, Ivanka Trump shkrepi edhe fotografi duke fiksuar bukuritë e zonës.



