Po punonte te burimi, personi i rrëzuar në Malin e Çikës punonjës i ujësjellësit të Himarës

schedule11:59 - 28 Qershor, 2022

schedule 11:59 - 28 Qershor, 2022

Personi që ka rënë në greminë rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë.

Shtetasi në fjalë A. A., rreth 55 vjeç, ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës.

Sipas informacioneve zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.

Sapo është nisur helikopteri i Urgjencës Kombëtare nga Tirana.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.

./abcnews.al/