U zbulua një rast me Covid-19, Kina teston gjithë rajonin me 4.7 milion banorë

schedule21:47 - 26 Tetor, 2020

schedule 21:47 - 26 Tetor, 2020

Kina ka testuar të gjithë rajonin e Xinjiang për koronavirusin pasi autoritetet zbuluan një rast të vetëm me Covid-19, në një vatër lokale.

Autoritetet shëndetësore raportuan të infektuarën e parë të shtunën, një punëtore 17-vjeçare në fabrikën e veshjeve në rajonin veri-perëndimor të Xinjiang, Kashgar, shtëpi e Ujgurëve etnikë dhe myslimanëve të tjerë turq.

137 raste të tjera pa simptoma u gjetën dje pasi qeveria lokale nisi një përgjigje emergjente për të testuar 4.75 milion banorët në të gjithë rajonin.

Të hënën, autoritetet lokale regjistruan 26 raste të reja asimptomatike gjatë testimit masiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara në vatrën e re në 164.

Xinjiang për herë të fundit pa një “ringjallje” të rasteve me COVID-19 në korrik. s.b/abcnews.al/