Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

U vra nga korrieri në Texas/ “Je rrëmbyes?” Momente tronditëse në gjyq, juria shpërthen në lot gjatë shfaqjes së videos së fundit të 7-vjeçares

schedule08:20 - 17 Prill, 2026

schedule 08:20 - 17 Prill, 2026

Skena dramatike janë regjistruar në një sallë gjyqi në Teksas, ku 34-vjeçari Tanner Horner po përballej me drejtësinë, pas akuzave për vrasjen e 7-vjeçares Athena Strand.

Gjatë seancës gjyqësore u shfaq një video e momenteve të fundit të të miturës, e regjistruar në nëntor të vitit 2022.

Pamjet rezultuan tronditëse, ndërsa sa anëtarët e jurisë shpërthyen në lot, familjarët e viktimës u detyruan të largoheshin nga salla, të paaftë për të përballuar atë që po shihnin.



Sipas raportimeve të “New York Post”, në video dëgjohet 7-vjeçarja duke e pyetur vazhdimisht 34-vjeçarin: “Je rrëmbyes?”.

Teksa i përgjigjej, ai e ka urdhëruar të ulej dhe të heshtte, duke e kërcënuar se do ta lëndonte nëse nuk i bindej.

Rasti ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë e fëmijëve, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vijojë me dëshmi të tjera në ditët në vijim.

Prokurori i çështjes theksoi gjithashtu elementë të fortë të paramendimit, duke argumentuar se i pandehuri duket se e kishte përgatitur më herët aktin dhe se mund të ketë pasur në shënjestër edhe një viktimë tjetër para se të kryente krimin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!