U tha se bën mrekullinë, mjekja sqaron përdorimin e “Remdesivir” për Covid-19

schedule22:45 - 6 Maj, 2020

schedule 22:45 - 6 Maj, 2020

Mjekja shqiptare në SHBA, Ailda Nika në një intervistë për “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, foli mes të tjerash edhe për medikamentin q ëka filluar të përdoret në SHBA.

Bëhet fjalë për “Remdesivir”, për të cilin u tha se është zbuluar si ilaç që do të kurojë koronavirusin. Mjekja e ka hehdur poshtë një gjë të tillë, duke theksuar se ky medikament është pjesë e skemave të mjekimit, por nuk kuron plotësisht Covid-19.

 “Disa ditë më parë kur Remdesivir u aprovua për mjekim e Covid-19, sihte shumë zhurmë në media se u gjet më në fund ilaçi që do të mjekojë Covid, gjë e cila është një spekulim. Nuk ka trajtim për këtë virozë, këta pacientë janë shumë të sëmurë, dhe edhe ende herët për të thënë se cili do të jetë rezultati i Remdesivir. Në këta pacientë ka një stuhi imunitare,m ata janë me një sërë problemesh të tjera, kështu që Remdesivir është një nga medikamentet e skemave të mjekimit, por kurrë sesi është kura apo trajtimi. Megjithatë Remdesivir përdoret masivisht te pacientët. Janë duke u bërë edhe me qindra studime të tjera. Janë shumë skema mjekimi që janë duke u përdorur. Unë doja të ishim më të vëmendshëm në terminologjinë që përdoret”, tha Nika.

Sa i takon vaksinës, mjekja u shpreh se fundi i viitt është një ndër opsionet më të mundshme. Pavarësisht se sbpresat janë tek zbulimi i vaksinës, për mjeken janë testimet dhe ekspozimi i popullsisë me virusin që do të ulë vdekshmërinë.

“Nuk dihet se kur ajo do të jetë e gatshme, ne jemi optimistë. Fundi i vitit është një nga opsionet më optimiste. Më shumë do thoja që duke u rritur numri i testimeve, dhe përqindja  e popullsisë së ekspozuar do të ndikojë që vdekshmëria të jetë në ulje”, u shpreh ajo. /abcnews.al