U shpall lojtari më i mirë në Serie A, Paulo Dybala i falënderon të gjithë

schedule22:59 - 4 Gusht, 2020

schedule 22:59 - 4 Gusht, 2020

Paulo Dybala u shpall futbollisti më i mirë i sezonit 2019/2020 në Serie A. Argjentinasi i Juventusit, i cili realizoi 11 gola dhe dhuroi 6 asiste, nuk e fsheh gëzimin e tij në një postim të bërë në Twitter.

Dua të falënderoj trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë çmim. Pa ata nuk do të ishte e mundur.

Faleminderit edhe gjithë tifozëve“, shkruan 26-vjeçari, i cili fitoi per herë te pestë titullin kampion me bardhezinjtë. /abcnews.al