“U shkelën të drejtat e njeriut”, PD reagon për deportimin e shtetasit turk: Kërkojmë transparencë nga qeveria

schedule22:20 - 1 Janar, 2020

schedule 22:20 - 1 Janar, 2020

Partia Demokratrike ka reaguar për deportimin e mësuesit turk nga vendi ynë. Në një reagim në rrjetet sociale, partia më e madhe opozitare, kërkon transparence nga qeveria për mënyren se si është kryer ekstradimi drejt Turqisë i Harun Celik.

Deklarata e plotë e PD:

Ndërsa mediat po raportojne me shqetesim për një ekstradim të një qytetari turk sipas tyre në shkelje të ligjit, nuk ka asnjë sqarim të institucioneve shteterore per kete ngjarje.

Heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për këtë veprim, na detyrojne të kërkojme trasparence të menjehershme për çfarë po ndodh, dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në perputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombetare dhe të drejtat e njeriut?

Eshtë prioritare për çdo vend demokratik, veçanërisht në procesin e integrimit europian, të respektojë këto parime, të drejta e detyrime. Shkelja e tyre është kthyer në rregull për qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës./abcnews.al

Lexo edhe:VIDEO/ I kishte shpëtuar përndjekjes në Turqi, shteti shqiptar dëbon me urgjencë mësuesin gylenist