U qëllua nga policia pasi iku pa paguar karburantin, ndërron jetë 16-vjeçari në Greqi

schedule09:56 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 09:56 - 13 Dhjetor, 2022

16-vjeçari rom që u qëllua nga një oficer policia në Selanik pak ditë më parë, ka ndërruar jetë. Lajmi tragjik iu bë fillimisht me dije prindërve të tij, raportojnë mediat greke.

Lexo edhe: Mbeti i plagosur pasi u ndoq nga policia, i mituri në Greqi ka marrë plumb në kokë

“Pacienti F.K. 16 vjeç është paraqitur në spital më datë 05.12.22 në orën 02:02 me një plagë me armë zjarri në zverk të majtë, në gjendje komatoze. Ai iu nënshtrua trajtimit të menjëhershëm kirurgjik, u dërgua në kujdes intensiv me mbështetje maksimale mekanike dhe farmaceutike të funksioneve të tij jetësore, me shëndetin e tij në gjendje shumë kritike, sot me datë 13.12.22, pavarësisht mbështetjes së lartpërmendur dhe përpjekjeve të palodhura të stafi mjekësor dhe infermieror, pacienti ka ndërruar jetë në orën 10:10. Administrata e Spitalit, stafi mjekësor, infermieror dhe personeli tjetër i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes dhe të afërmve të gjashtëmbëdhjetë vjeçarit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

I mituri po trajtohej në spitalin e Selanikut dhe më 11 dhjetor mjekët i ndërprenë mjekimet për të parë se si do të reagonte trupi dhe truri i tij. Fatkeqësisht, 16-vjeçari Kostas nuk ia doli.

Ndërkohë, punonjësi i policisë që qëlloi të miturin gjatë një ndjekjeje, është dërguar në paraburgim. Sipas prokurorit, polici 34-vjeçar edhe për shkak të përvojës së tij, nuk duhet të kishte qëlluar në këtë rast. /abcnews.al