U plagos në shkëmbim zjarri me policinë, momenti kur Josif Kavaja merret me karrige me rrota

schedule10:03 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 10:03 - 25 Dhjetor, 2020

Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrorizoi me armë policinë përgjatë orëve të natës së djeshme është dërguar në spitalin e Kirurgjisë në Elbasan pasi në momentin e arrestimit të tij ka pasur shkëmbim zjarri me policinë. Gazetari i ABC Aldo Kozarja ka mundur të sigurojë momentin kur ai është marrë me karrige me rrota nga bluzat e bardha dhe është futur në ambientet e spitalit.

Kavaja është futur në sallën e operacionit ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar në këmbë. Zona përreth spitalit është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA-s të cilat kanë larguar kamerat që të mos filmojnë.

45-vjeçari ka qenë i dyshuar për një vrasje të ndodhur në Greqi. Më pas ishte larguar drejt Anglisë prej ku ishte deportuar në vendin tonë. Që prej asaj kohe kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.Sipas policisë, ndërhyrja në banesën e tij u bë për shkak se kishte marrë informacione se ai dispononte armë pa leje. Në këtë moment në tentativë për t’u arratisur ai ka qëlluar në drejtim të bluve./mv.abcnews.al