U pezullohen 13 leje drejtimi shoferëve në autostradën Tiranë-Durrës

schedule14:27 - 5 Gusht, 2018

schedule 14:27 - 5 Gusht, 2018

Edhe kjo fundjavë nuk ka shpëtuar pa ndëshkime për drejtuesit e automjeteve që shkelin rreguallat e qarkullimit rrugor. Policia bën të ditur masat dhe pezullimit e patentave në autostradën Tiranë-Durrës.

13 Leje Drejtimi u pezulluar nga policia rrugore e kryeqytetit, pasi shpejtësi varionte nga 138 deri në 166 kilometër në orë.

Aksioni u krye në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku në tri raste kjo kundravajtje është shoqëruar edhe me konsumim të alkoolit.
Drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me heqjen e patentës për këtë kundravajtje por policia thekson se përdorimi i alkoolit në këtë nivel, shoqëruar me tejkalimin e shpejtësisë, mund të kishte sjellë pasoja fatale në rrugë.

Edhe pse një ditë më parë shefat e policisë rrugore në të gjitha qarqet apeluan njëzëri për zbatimin e rregullave të qarkullimit, përsëri drejtuesit e mjeteve u kapen me shkelje në autostradën Tiranë-Durrës.
Në kuadër të masave shtesë gjatë fundjavës, u kryen kontrolle me Radar e Drager. Policia e shtetit apelon edhe një herë ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë nivelin e shpejtësisë duke pohuar se radarët janë të vendosur në rrugë për të dokumentuar çdo rast të thyerjes së rregullave të kodit rrugor.

Një ditë më parë në zonën e laprakës në kryeqytet, policia rrugore ndëshkoi 16 drejtues mjetesh në për kalim me semafor të kuq, një nga kundravajtjet më të rënda e të rrezikshme në Kodin Rrugor.

Ndërkohë që në akset bregdetare si edhe në ato turistike, patrullimi i policisë rrugore kryehet në mënyre të lëvizshme për të zhbllokuar trafikun si edhe për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve të huaj./abcnews.al