U përplas për vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan, viktima një 33-vjeçar

schedule21:10 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 21:10 - 3 Dhjetor, 2022

Është identifikuar viktima e aksidentit që ndodhi rreth orës 17:30 në autostradën Tiranë-Elbasan.

Burime për Abc bëjnë me dije se viktima është shtetasi Mevlan Shehu, 33 vjeç.

Ai u përplas nga një makinë me targa maqedonase që drejtohej nga Berat Beciri, shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Sipas policisë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

/abcnews.al