U përplas nga makina, ndërron jetë 56 vjeçari në Elbasan

schedule08:49 - 26 Prill, 2022

schedule 08:49 - 26 Prill, 2022

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Policia njofton se në aksin rrugor Papër-Cërrik, në fshatin Valas, një makinë me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një 56 vjeçar, banues në Cërrik, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/abcnews.al