Ka ndërruar jetë bariu që u përplas nga dy makina të mërkurën në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton se 75 vjeçari Naun Kacani mori dëmtime në kokë dhe fraktura në legen, që rezultuan fatale për të.
Dy automjetet u përplasën me njëra-tjetrën dhe më pas goditën bariun që ishte duke kaluar rrugën. Aksidenti i rëndë u shënua në vendin e quajtur ‘Kripa’ në autostradën “Vlorë-Fier”. /abcnews.al


