U përplas me një makinë në Vlorë, drejtuesi i ‘Volkswagen’ po tentonte të largohej pasi aksidentoi më parë një grua

schedule18:35 - 20 Mars, 2023

schedule 18:35 - 20 Mars, 2023

Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në Vlorë. Një automjet Volkswagen u përplas me një tjetër makinë në rrugën “Transballkanike”. Gazetari i Abc News, Elton Nika raportoi se drejtuesi i një prej mjeteve është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i ‘Touareg-ut’, pak momente përpara se të shkaktonte aksidentin në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua, e cila ndodhet në spital. Mësohet se është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

/abcnews.al