Një aksident është shënuar në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, ku një automjet është përplasur me një autobus.
Policia njofton se për pasojë është plagosur një pasagjere që ndodhej në automjet.
69 vjeçari që drejtonte mjetin që u përplas me autobusin është proceduar penalisht.
“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 69 vjeç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi P. Th., 42 vjeç, banues në Pukë. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi S. P.”, njofton policia./abcnews.al


