U nxitën nga babai, 2 vëllezërit e mitur qëllojnë me thikë të dashurin e nënës së tyre

schedule08:00 - 15 Gusht, 2022

schedule 08:00 - 15 Gusht, 2022

Një lidhje jashtëmartesore që provokon një ekspeditë ndëshkuese “familjare”, në të cilën marrin pjesë në mënyrë aktive edhe dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku dy të miturit, vëllezër me njëri-tjetrin plagosën me thikë të dashurin e nënës së tyre.

45-vjeçari përfundoi me 3 plagë në urgjencën e Spitali San Leonardo, raporton abcnews.al.

Goditjen e parë e mori nga 13-vjeçari. Më pas ishte 12-vjeçari ai që e qëlloi para se babai t’i jepte goditjen e tretë.

Familja e Torre Annunziata-s, burri dhe fëmijët, kishin mësuar për lidhjen e gruas.

Ata vendosën që t’i jepnin fund historisë qoftë edhe me dhunë.

Por konteksti ishte më tragjik pasi dyshohet se fëmijët e mitur janë nxitur nga babai për ta kryer veprimin e rëndë.

Dy fëmijët, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, nuk mbajnë përgjegjësi, por babai i tyre është arrestuar. Çifti prej disa kohësh ishte në proces ndarjeje. 49-vjeçari e kishte pritur keq largimin e bashkëshortes së tij nga shtëpia dhe lidhjen e saj me një tjetër burrë./Abcnews.al/