Abcnews.al raportoi sot në mëngjes se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus edhe drejtoresha e Operatorit të Shërbimit Shëndetësor, Mirela Cami.
Ajo është pjesë e Task Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin.
Cami është personi i dytë nga Task Forca që infektohet me koronavirus pas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Lajmi i dhënë nga abcnews.al u konfirmua sot nga drejtoresha e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.
E pyetur sot nga Abc News mbi gjendjen shëndetësore të Camit, Silva Bino u përgjigj se ajo ishte e infektuar me koronavirus dhe se nuk kishte simptoma të theksuara të sëmundjes.
Ecuria e shpërndarjes së koronavirusit në Shqipëri
Lexo edhe: Infektohet me koronavirus kreu i Urgjencës, Skënder Brataj: Nuk dihet ku e mori, mbyllet në shtëpi
“Po është e vërtetë. Është një sëmundje infektive koronavirusi, të gjithë mund të kemi kontakte dhe të infektohemi”, tha Bino duke konfirmuar kështu edhe faktin se Mirela Cami është personi i dytë nga Task Forca për koronavirusin që ishte infektuar.