Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U mbyll nga Covid-i, restoranti në Berlin hap dyert për të pastrehët

schedule13:03 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 13:03 - 21 Dhjetor, 2020

Pandemia ka mbyllur baret dhe restorantet në Gjermani. Por një restorant në kryeqytetin gjerman, Hofbraeu Berlin ka qëndruar i hapur për t’ju ardhur në ndihmë të pastrehëve.  Në bashkëpunim me autoritetet, menaxherët e restorantit zhvilluan një koncept për të strehuar deri në 150 persona të pastrehë deri në fund të stinës së dimrit.

Kaspars Breidaks, një i pastrehë tha: “Njerëz të tjerë të pastrehë në stacionin e trenit më thanë për këtë vend. Kam ardhur këtu për supë të nxehtë. Dhe me dëshirën e Zotit, unë do të kthehem në shtëpi në janar.”, shtoi ai.



Breidaks udhëtoi drejt Gjermanisë tre muaj më parë për të kërkuar punë. Por puna e premtuar nuk u realizua kurrë dhe përfundoi në rrugët e Berlinit duke kërkuara para për të zëvendësuar pasaportën e vjedhur dhe për të blerë një biletë kthimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!