Roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, Banush Koxhaj ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit.
Pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, Koxhaj u shpreh në seancën gjyqësore se vuan nga një sëmundje, dhe se ka lajmëruar kancelarene gjykatës, për të kontrolluar Elvis Shkambin dhe Gjon Shkambin, para se të hynin në godinën.
“Vuaj nga sëmundja e sheqerit dhe kam lajmëruar dhe kancelaren e Gjykatës para se te kalonin dy personat dhe pas një ore i ka thënë që shko bëj vizitë, por nuk është zëvendësuar. Kjo sëmundje me jep probleme me shikimin”, tha ai.
Në burg, Gjykata e Tiranës la edhe Elvis Shambin e xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.
Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.
Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër./abcnews.al



