U kry, Turqia teston me sukses makinën e saj të parë fluturuese

schedule12:58 - 16 Shtator, 2020

schedule 12:58 - 16 Shtator, 2020

Makina e parë turke fluturuese e prodhuar në vend, me emrin Cezeri, ka përfunduar provën e saj të parë të fluturimit me sukses.

Lajmin e ka dhënë ditën e djeshme zhvilluesi i platformës ajrore Baykar.

Prototipi 230 kilogramë fluturoi rreth 10 metra gjatë provës, nën mbikëqyrjen e shefit të teknologjisë së kompanisë Selçuk Bayraktar.

Cezeri ka një sistem të zgjuar fluturimi dhe fluturon plotësisht në mënyrë autonome. Aktualisht mund të mbajë vetëm një pasagjer, por versioni i tij i ardhshëm do të ketë vend për më shumë.

Automjeti do të përdoret për transportin urban në të ardhmen.

Makina mban emrin e Ismail al-Jazari, një nga shpikësit dhe inxhinierët e mëdhenj myslimanë të Epokës së Artë Islamike, i cili jetoi gjatë shekullit të 12-të.

Baykar, i themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe jo të armatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë. l.k/abcnews.al