U konfliktua një javë më parë në Tiranë, ndërron jetë në spital 46-vjeçari

schedule11:04 - 5 Prill, 2023

schedule 11:04 - 5 Prill, 2023

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh.

Burime zyrtare te policisë thanë se 46-vjecari me inicialet G.T ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, pas një sherri ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!