U kapën me kanabis gati për shitje, një i arrestuar dhe dy nën hetim në Fier

schedule10:03 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 10:03 - 8 Dhjetor, 2023

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për drogë. Mësohet se 35 vjeçari u kap me një sasi kanabisi të ndarë në doza gati për shitje.

Ndërsa dy shtetasve të tjerë të proceduar iu gjetën gjithashtu doza kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al