Rama kritikon përsëri britanikët: S’di si do reagonte Sunak, po të arrestohej një anglez për çaj mali

schedule13:38 - 1 Prill, 2023

schedule 13:38 - 1 Prill, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një piktori shqiptar në Londër, ku autoritetet pretendonin se ai kishte drogë në furgon, por në fakt ishte çaj mali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët.

Ndërkaq, kreu i qeverisë theksoi se Andi Hoxhaj, personi i cili përhapi lajmin në lidhje me arrestimin, është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani.

Ndër të tjera, Rama shtron pyetjen se përse bëhen padrejtësi ndaj këtyre individëve të virtytshëm.

“Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani, ndërsa Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, shkroi Rama në Twitter.

53-vjeçari Agim Agaj u ndalua dhe mbajt në paraburgim për 15 orë pasi policia mendonte se çaji ishte kanabis duke e akuzuar për transport të lëndëve narkotike.

LEXO EDHE: “Kisha çaj mali në makinë, menduan se ishte drogë”, arrestohet shqiptari në Angli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!