U infektua me koronavirus në mars, nëna sjell në jetë fëmijën me antitrupa kundër sëmundjes

schedule08:09 - 29 Nëntor, 2020

schedule 08:09 - 29 Nëntor, 2020

Një grua nga Singapori, e cila ka qenë e infektuar me koronavirus në mar, ka sjellë në jetë një fëmijë me antitrupa kundër virusit. Ky rast, ofron të dhëna të reja në lidhje më mëyrën sesi virusi kalon nga nëna tek fëmija.

Foshnja lindi këtë muaj pa COVID-19 por me antitrupa për virusin, raportoi të dielën gazeta Straits Times, duke cituar nënën, raporton agjencia e lajmeve Reuters, përcjell abcnews.al

“Mjeku im dyshon se unë i kam transferuar antitrupat e mia për COVID-19 tek ai gjatë shtatzënisë,” i tha gazetesës Celine Ng-Chan.

Ng-Chan kishte qenë lehtësisht i sëmurë nga sëmundja dhe u lëshua nga spitali pas dy javësh e gjysmë, thanë Straits Times.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk dihet ende nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin tek fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit. s.b/abcnews.al/