U fotografua me barkun e rrumbullakosur, kërcënon Einxhel: 1 ditë do flas dhe shumë njerëz do pendohen

schedule12:06 - 8 Gusht, 2022

schedule 12:06 - 8 Gusht, 2022

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka reaguar për herë të parë pas fotos që u publikua në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej në ecje me Dj Dagz. Einxhel shihej me një bluzë të gjerë në mënyrë që të kamuflojë shtatzëninë e përfolur dhe me syze e kapele për të mos u identifikuar nga qytetarët.

Ndërkohë, në një status në Twitter, ish-banorja e “Bug Brother Vip” shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë. Megjithatë duket se edhe këtë herë moderatorja nuk ia doli “të fshihte” pritjen e ëmbël./abcnews.al