U dëmtua ndaj Bayern Munchen, lajme të mira për Abrashin

schedule17:36 - 19 Janar, 2021

schedule 17:36 - 19 Janar, 2021

Amir Abrashi u rikthye të luajë me Freiburg në javën e shkuar të Bundesligas. Mesfushori i kombëtares kuqezi, u fut në fushë në minutën e pestë në duelin jashtë fushe ndaj kampionëve të Bayern Munchen.

 

Baptiste Santamaria u dëmtua dhe në vendin e francezit u fut “pitbulli” dardan. Gjithsesi, 30-vjeçari ishte i pafat dhe një dëmtim muskulor e detyroi të largohej në minutën e 54-t. Sot te Freiburg kanë treguar më shumë për gjendjen e tij fizike.

Ai do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt nesër, por e mira është se klubi zbulon së dëmtimi i mesfushorit është i lehtë dhe Abrashi do kthehet më shpejt seç pritej në fushë, pa përcaktuar një datë të saktë të rikuperimit. /abcnews.al