Për kryeministrin Albin kurti, është e qartë se serbia fshihet pas sulmit terrorist ku u vra një polic i Kosovës është e qartë. Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se është konstatuar se vrasësit janë shfaqur “krah për krah” me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
“Aty janë përfshirë individë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, për aktivitete kriminale ata janë në kërkim të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë, ata shfaqen në krah e përkrah e në Rashkë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes”
Për të mbështetur deklaratën e kurtit, ministri i brendshëm xhelal svecla, ka njoftuar se njëri nga terroristët serbë, të vrarë në aksionin e Policisë së Kosovës ka qenë truproje e shefit të Agjencisë së Inteligjencës në Serbi, Aleksandar Vulin.
Kreu i qeverisë së kosovës deklaroi se situata aktuale tregon nevojën që të rritet bashkëpunimi me ndërkombëtarët.
“Sulmi i të dielës ka ekspozuar edhe vështirësitë sa edhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtarë edhe më të madh në ruajtjen dhe mbrojtjen në kufirin me Serbinë, e bashkë me ta edhe nevojën me gjuhë të qartë ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtarë”
Pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiç, sipas kurit, është vërtetuar rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë.
“Njëkohësisht, pas dokumentit të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Rajdoiçiç, është vërtetuar edhe një gjë rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizimit politik të serbëve në Kosovë, s’ka demokraci dhe liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës, duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”.
Qeveria vendosi të ndajë 50 mijë euro për familjen e policit të vrarë.
Ndërkohë rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit është zhbllokuar. Nga ana tjetër, Prokuroria e Kosovës njoftoi se katër serbë të arrestuar gjatë aksionit të 24 shtator, janë liruar nga burgu në mungesë provash.
Një ditë më parë autoritetet policore njoftuan se kanë përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet, teksa do të dalin në një deklaratë zyrtare për gjetjet./abcnews.al